Kushtet e Përdorimit

Patundshmeria Juaj

Përditësimi i fundit: 02/06/2026

Neni 1 – Objekti

Këto Kushte të Përdorimit rregullojnë qasjen dhe përdorimin e webfaqes së Patundshmeria Juaj, si dhe marrëdhënien ndërmjet Patundshmeria Juaj dhe çdo personi që përdor informacionet, shërbimet ose format e kontaktit të publikuara në këtë webfaqe.

Neni 2 – Natyra e shërbimeve

Patundshmeria Juaj vepron si platformë e ndërmjetësimit dhe marketingut në fushën e patundshmërive.

Shërbimet e ofruara përmes webfaqes përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • publikimin dhe promovimin e pronave për shitje ose qira;
  • prezantimin e informatave lidhur me pronat;
  • krijimin e kontaktit ndërmjet pronarëve, partnerëve dhe personave të interesuar;
  • ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit sipas marrëveshjeve të veçanta kontraktuale.

Neni 3 – Karakteri informues i përmbajtjes

Të gjitha informacionet e publikuara në webfaqe, përfshirë përshkrimet e pronave, çmimet, fotografitë, lokacionet dhe të dhënat e tjera relevante, publikohen për qëllime informuese dhe prezantuese.

Publikimi i tyre nuk përbën ofertë juridikisht detyruese dhe nuk krijon automatikisht marrëdhënie kontraktuale.

Neni 4 – Burimi i të dhënave

Të dhënat, përshkrimet, fotografitë dhe materialet e tjera të publikuara në webfaqe mund të sigurohen nga pronarët, partnerët ose palë të treta që bashkëpunojnë me Patundshmeria Juaj.

Për këtë arsye, Patundshmeria Juaj nuk garanton në çdo rast saktësinë absolute, plotësinë ose përditësimin e vazhdueshëm të të gjitha informacioneve të publikuara.

Neni 5 – Kufizimi i përgjegjësisë

Patundshmeria Juaj nuk mban përgjegjësi për:

  • pasaktësi, mungesa ose ndryshime në të dhënat e pronës të ofruara nga partnerët ose pronarët;
  • ndryshime të çmimeve, statusit juridik ose disponueshmërisë së pronës pas publikimit;
  • vendime që përdoruesit marrin duke u mbështetur në informacionet e publikuara në webfaqe.

Përdoruesi është i obliguar që çdo informacion material ta verifikojë drejtpërdrejt para marrjes së vendimeve juridike, financiare ose kontraktuale.

Neni 6 – Përdorimi i lejuar i webfaqes

Përdoruesi obligohet që webfaqen ta përdorë vetëm në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me këto kushte.

Ndalohet në veçanti:

  • përdorimi i webfaqes për qëllime mashtruese ose të paligjshme;
  • publikimi ose transmetimi i informatave të rreme;
  • ndërhyrja në funksionimin teknik të webfaqes;
  • përdorimi i përmbajtjes së webfaqes pa autorizim paraprak.

Neni 7 – Pronësia intelektuale

Të gjitha tekstet, logot, përshkrimet, materialet grafike, dizajni dhe përmbajtja tjetër e webfaqes janë pronë e Patundshmeria Juaj, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.

Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi ose përdorimi i tyre pa pëlqim paraprak me shkrim.

Neni 8 – Kontaktet dhe komunikimi

Dërgimi i kërkesave, pyetjeve ose interesimeve përmes webfaqes nuk krijon automatikisht marrëdhënie kontraktuale ndërmjet përdoruesit dhe Patundshmeria Juaj.

Marrëdhënia kontraktuale krijohet vetëm nëpërmjet marrëveshjes së veçantë të lidhur ndërmjet palëve.

Neni 9 – Ndryshimi i përmbajtjes

Patundshmeria Juaj rezervon të drejtën që në çdo kohë të ndryshojë, përditësojë ose largojë përmbajtjen e webfaqes, përfshirë shpalljet, përshkrimet, çmimet dhe këto Kushte të Përdorimit, pa njoftim paraprak.

Neni 10 – Ligji i zbatueshëm

Këto Kushte të Përdorimit interpretohen dhe zbatohen sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.

Neni 11 – Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga përdorimi i webfaqes ose nga interpretimi i këtyre kushteve do të tentohet të zgjidhet fillimisht me mirëkuptim.

Në rast të mosarritjes së marrëveshjes, kompetente është Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës, me seli në Prishtinë.